Humbi vajzën në aksident, reagon Vangjel Tavo: Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë

Ish-deputeti Vangjel Tavo ka shprehur falënderim për të gjithë ata që i qëndruan pranë në momentin më të vështirë, të humbës së vajzës së tij, e cila vdiq si pasojë e një aksidenti.

Me anë të një postimi në Facebook, Tavo shkruan se “asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne”.

Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.

Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.

I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë.

Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj!

Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju.

Vangjel Tavo dhe Familja”, shkruan Tavo në Facebook.

Eva Tavo, humbi jetën në fund të muajit nëntor, në një aksident automobilistin në Tetovë. Vajza e ish-deputetit u përplasur nga një makinë në rrugën industriale. 24-vjeçarja u dërgua pas aksidentit në Spitalin Klinik, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Kjo është humbja e dytë për Vangjel Tavon, në një periudhë të shkurtër kohore. Pak kohë më parë ai ka humbur edhe bashkëshorten.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.