Fran Mesuli humbi nënën në moshën 3-vjeçare dhe është rritur nga njërka e tij, e cila së bashku me dy djemtë e saj nuk e ka ndarë asnjëherë.
Madje, një nga vëllezërit e Franit, Ronaldo i ka bërë një surprizë tepër emocionuese në ditën e dasmës. Ai i ka dedikuar një këngë për nënën dhe e ka prekur pafund, duke shpërthyer në lot së bashku me të gjithë dasmorët.
Vellezërit kanë treguar për “ABC e Mëngjesit” të gjitha detajet duke u emocionuar sërish.
“Vëllain e dua fort, e kam zemer, por atë ditë solli nenen time, edhe pse jo fizikisht. E falenderoj nga zemra, kjo ishte një surprizë e papritur për të gjithë, pasi ishin të emocionuar, sidomos unë dhe babi im që me shumë vuajtje arriti të krijonte një familje që kemi sot. Për këtë falenderoj babin dhe njerkën që e dua shumë”, tha Frani.
“Ideja lindi nga fryti i dashurisë së familjes sonë. Lindi shumë thjesht, ishte ideja ime. Thash tani është momenti im dhe më duhet ta bëja për të shfaqur pjesën time dhe për të dhuruar një emocion për atë gjë që kishte ndodh. Ta bëja të paharrueshme, dmth ta përjetësoja që të ngelej. Fillimisht, kam komunikuar me një shokun tim, ku gjej rastin t’i falenderoj dy bashkëpunëtorët e kësaj kënge. Realisht që në akordin e parë e kam dashuruar këtë këngë, se ka pasur shumë emocione”, u shpreh Ronaldo.