Humbi 1 milionë euro në poker, Neymar ja plas të qarës “live” në rrjetet sociale

Neymar në fillim të këtij muaji pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje dhe do të duhet të qëndrojë edhe rreth 3 muaj jashtë fushave të blerta. Megjithëse jashtë aktivitetit, braziliani nuk qëndron dot jashtë lajmeve dhe polemikave.

Ai është kthyer të jetë përsëri protagonist për “bëmën” e tij të fundit. Neymar shfaqet shpesh në rrjetet sociale duke luajtur lojëra elektronike, teksa një prej më të pëlqyerave të tij është pokeri. Por ishte pikërisht kjo lojë, që e bëri brazilianin të qajë.

Pasi humbi plot 1 milionë euro në këtë lojë, braziliani u duk fillimisht i hidhëruar dhe me lot në sy. Më pas ai u mundua të manipulonte situatën dhe të tregonte se e qara ishte false dhe menjëherë nisi të qeshte me të madhe, si për të treguar se shifra të tilla nuk janë problem për të.

Është një skenë e ngjashme me fëmijët e vegjël, që përziejnë shpesh ndjenjat e tyre në rastet kur nuk u plotësohet ndonjë dëshirë. Kjo shfaqje nuk i ka pëlqyer ndjekësve të Neymar, të cilët me komente të ndryshme e kritikonin, pasi po jepte shembullin e gabuar duke i bërë publicitet lojërave të bixhozit.

Kritikat u shtuan edhe më shumë kur u mësua se ato para kishin qenë në fakt të kompanisë që po sponsorizonte për lojën e pokerit, duke shtuar edhe më shumë “tërbimin” e tifozëve ndaj tij.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.