Një i ri humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të enjteje në Kavajë, si pasojë e një aksidenti me makinë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”.
28-vjeçari me iniciale B. Th., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti doli nga rruga duke rënë në kanal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.