Policia e Elbasanit ka vënë në pranga arrestuar dispeçerin e OSHEE-së, një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një elektriçist humbi jetën gjatë punës. Viktima po riparonte një defekt në fshatin Muçan të Elbasanit.
Sipas hetimeve, 58-vjeçari i arrestuar nuk ka marrë masat e duhura për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte elektricisti. Ky mosveprim ka rezultuar fatal për elektriçistin.
Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë shefi i ekipit të OSHEE-së, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen elektricistin në kabinë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit tragjik.