Humb jetën 60-vjeçari në Fier/ Ishte duke kontrolluar mjetin bujqësor, por e zë poshtë rrota e tij

Miks Albania

Një 60-vjeçar nga fshati Grecall në Fier është gjetur pa shenja jete poshtë gomës së një zetori.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 60-vjeçari duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.