Policia e Durrësit ka nisur hetimet për një mjek 59-vjeçar, i cili akuzohet për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
Sipas policisë, në klinikën e tij ka humbur jetën një 54 vjeçare gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës”, njoftoi policia.