Bashkia Shkodër do të drejtohet zyrtarisht nga kandidati socialist Bent Beci, i cili është shpallur fitues në garën elektorale.
Teksa ka përfunduar numërimi, Beci ka arritur të marrë një fitore të thellë duke lënë pas kandidatin të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia me rreth 10 mijë vota epërsi. Beci është pritur me brohorima nga mbështetit e tij, të cilët e kanë përgëzuar.
Kujtojmë që Shkodra është mbajtur gjithmonë si një bastion blu.