Histori e rrallë, shpëtohen pas 198 orësh dy vëllezër në Turqi

Mrekullitë vazhdojnë të ndodhin në Turqi, ndërsa njerëz të mbijetuar nxirren të gjallë nga rrënojat nëntë ditë pasi tërmetet e forta shkatërruan Turqinë jugore javën e kaluar.

Dy vëllezër, Muhammed Enes Yeninar, 17 vjeç dhe Baki Yeninar u shpëtuan në Kahramanmaras, 198 orë pas tërmeteve vdekjeprurëse.

Mbi 37 mijë njerëz humbën jetën si pasojë e tërmeteve në Turqi dhe Siri ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.