Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kaltër”.
Mësohet se i riu nga Tirana, Ardit Dauti, është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e Syrit të Kaltër, por hedhja ka qenë fatale pasi është goditur në kokë duke pësuar dëmtime.
Fillimish 28-vjeçari është transportuar në spitalin e Sarandës, por pas dhënies së ndihmës së parë, për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.