Hetimi ndaj Ilir Beqajt, agjentët e BKH kontrolle tek “Delta Pharma” dhe rrjeti e farmacive ‘Ditë Natë’

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle paraditen e kësaj të enjteje në disa kompani farmaceutike, si dhe në shtëpinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Raportohet se kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimeve për pasurinë e Beqajt.

Ish-ministri është nën hetim, i dyshuar për shpërdorim detyre, për koncensionin e sterilizimit të mjeteve spitalore, një shërbim që u dha me koncension në vitin 2015.

Dosja e sterilizimit ende vijon të jetë e hapur për SPAK. Deri tani janë 9 persona që janë marrë nën hetim nga ana e Strukturës së Posaçme, mes të cilëve biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj që akuzohet për shpërdorim detyre.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.