Heqja e barrikadave/NATO: Të gatshëm të ndërhyjmë për të garantuar lirinë e lëvizjes

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, ku këtë të enjte u hoqën barrikadat e vendosura nga serbët.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu në një status në “Twitter”, thotë se ka mirëpritur uljen e tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa shton se NATO është e gatshme të ndërhyjë në përputhje me mandatin e OKB për ta garantuar lirinë e lëvizjes.

“NATO mirëpret përpjekjet për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’u përmbahen detyrave të tyre. NATO dhe KFOR, po vëzhgon nga afër dhe është i gatshëm që të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin nga OKB për ta garantuar lirinë e lëvizjes”, – ka shkruar ajo në një postim në Twitter.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.