Helmohen disa banorë në Bulqizë

Miks Albania

Mbi 20 banorë të Bulqizës janë paraqitur në spital pasditen e së dielës, për ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur simptoma helmimi.

Dyshohet se qytetarët janë helmuar nga uji i pijshëm, i cili është përzier me ujërat e zeza. Ndërkohë, nga ana e autoriteteve ka nisur marrja e analizave të ujit të pijshëm, por nuk përjashtohen as pista  të tjera.

Policia njofton se me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.