Heidi Baci gjen dashurinë pas BBV: “Po, jam shumë e lumtur”


Ish-banorja e Big Brother VIP, Heidi Baci, ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj personale, duke lënë të kuptohet se është e dashuruar. Në një intervistë në emisionin “Shqipëria Live”, ajo u pyet nëse ende beson në dashuri dhe nëse është sot e dashuruar.

Heidi, me një buzëqeshje që nuk fshihej dot, u përgjigj:

“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund t’ju jap një këshillë, mos hiqni dorë nga dashuria. Është gjëja më e bukur. Po, jam shumë e lumtur.”

Fjalët e saj kanë ndezur rrjetet sociale, me ndjekës që tashmë po përpiqen të zbulojnë se kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën, pasi ajo ka preferuar ta mbajë këtë pjesë të jetës private larg syrit të publikut.

Gjatë bisedës, ajo u ndal edhe te periudha pas famës që fitoi me Big Brother VIP dhe mënyra si e sheh sot rrugëtimin e saj në Shqipëri.

“Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë. Unë punoj fort me jetën time që të mos të kem pengje,” – tha Heidi me qetësinë që e karakterizon.

Duket se për Heidin, kjo është një fazë e re, e mbushur me vetëbesim, qetësi dhe dashuri — edhe pse ajo zgjedh ta mbajë të fshehtë emrin e atij që e bën “shumë të lumtur”.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.