Hasani takohet me stafin shqiptar në KiE: Biseduam hapat e ndërmarrë për promovimin e vlerave demokratike

Miks Albania

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ndodhet në Bruksel, ku është takuar me stafin shqiptar në Këshillin e Evropës.

Ai bën me dije se me ta bisedoi për hapat e ndërmarrë në kuadër të promovimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale të administratës dhe gjyqësorit në Shqipëri.

“Kënaqësi të nisja vizitën në Strasburg me një takim me stafin shqiptar në Këshillin e Evropës.

Biseduam mbi nismat e ndërmarra në kuadër të promovimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale të administratës dhe gjyqësorit në Shqipëri.

Mirënjohje për të gjithë profesionistët që prej 3 dekadash kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendit tonë dhe KiE”, shkruan Hasani në “X”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.