Hasani në Këshillin e Sigurimit: Të fuqizohen të rinjtë

Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre ishte diskutimi i radhës në Këshillin e Sigurimit ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili foli kryesisht për të rinjtë në vende të përfshira në konflikt dhe sfidat me të cilat përballen ata.

“Kur konfliktet shpërthejnë të rinjtë përballen me kufizime drastike për arsimimin e tyre, qasjen në shërbimet shëndetësore dhe shumë prej tyre humbasin punën. Mos flasim për ata që detyrohen ti bashkohen luftës. Mbi të gjitha humbasin perspektivën për jetën”.

Hasani jep disa alternativa se si mund të mbështetet kjo kategori.

“E vetmja mënyrë për të bërë përpara është t’u sigurojmë të rinjve hapësirën për veprim të përbashkët. Të rinjtë mund të kontribuojnë në promovimin e diversitetit dhe vlerave demokratike në rajon. Duhet tu sigurohet mbështetja e nevojshme për të thyer barrierat”.

Sa i përket situatës në rajon, Hasani tha se situata është përmirësuar dhe të rinjtë po marrin gjithmonë e më shumë një rol domethënës në shoqëri.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.