Hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Kjo rrugë është vendi për të parë “Shqipërinë 2030” 

miksnews.al

Aksi i ri rrugor Thumanë -Kashar, autostradë e Kategorisë A, është hapur për qarkullim. 

Ky është segmenti i parë i Korridorit Blu që i paraprin tre kantiereve të tjera, Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë. 

I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro.  

“Kjo rrugë është një vend, ku të gjithë ata që duan ta prekin me syrin e imagjinatës, çfarë është Shqipëria 2030 mund ta shohin, sepse brenda kësaj periudhe e gjithë rruga nga lart në Muriqan, deri në Vlorë do të jetë kështu, ky është Korridori Blu. Edhe korridori tetë do të jetë i përfunduar dhe rruga e vjetër e Ndroqit do të fillojë shumë shpejt, autostrada Tiranë Durrës do të zgjerohet, ajo e Ndroqit do të jetë turistike dhe me një qarkullim shumë të këndshëm”,-tha Rama. 

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.