Hamasi refuzon ‘ofertën’ e Izraelit për armëpushim: Nuk lirojmë asnjë peng!

Miks Albania

Hamasi ka refuzuar në mënyrë kategorike ‘ofertën’ e Izraelit për negociata që do të mundësonin hapjen e e vendkalimeve për ofrimin e ndihmës humanitare, në shkëmbim të lirimit të pengjeve.

Një zyrtar i lartë i Hamasit theksoi se për sa kohë që lufta vazhdon, organizata refuzon çdo formë negocimi.

“Ne përsërisim qëndrimin tonë se ne kategorikisht refuzojmë zhvillimin e çdo forme të negociatave për shkëmbimin e të burgosurve ndërkohë që lufta gjenocidale e Izraelit vazhdon,” tha Bassem Naim.

Sipas tij, rihapja e vendkalimeve që do ofronin ndihmë humanitare kërkojnë një marrëveshja armëpushimi të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.

Pak më herët, presidenti i Izraelit, Isaac Hertzok tha se vendi i tij është gati të vazhdojë me një marrëveshje tjetër armëpushimi të ndërmjetësuar

Sipas kësaj marrëveshjeje synohej lejimi i ofrimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe lirimi i pengjeve.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.