Hakerat iranianë publikojnë të dhënat bankare për kompanitë dhe institucionet shqiptare

Hekerat iranian vijojnë të publikojnë të tjera të dhëna që kanë mundur të marrin nga institucionet shqiptare gjatë sulmeve kibernetike.

Mësohet se në listën e re të publikuar prej tyre, hakerat kanë shfaqur emrat e 1 mijë personave, kompanive e institucioneve si dhe të dhënat e tyre bankare, gjendja e parave në llogari, IBAN, numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit e ato fizike.

HomelandJustice ka publikuar vazhdimisht të dhëna sensitive për qytetarët dhe shtetin shqiptarë, ku përfshihen edhe të dhënat për zyrtarë të ndryshëm.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.