Hakerat iranianë publikojnë foton:Kanë vendosur në “shënjestër” Ramën dhe ambasadoren Yuri Kim

Hakerat iranianë kanë publikuar mbrëmjen e sotme në faqen e tyre “Homeland Justice” foton e kryeministrit Edi Rama dhe të ambasadores së Shtetevee të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Siç shihet edhe në foto, Rama dhe Kim janë rrethuar me të kuqe, duke nënkuptuar se  mund të jenë shënjestraa e radhës përsa i përkët publikimit të të dhënave.

Më herët hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, listën e personave që janë kontigjent i policisë së Shtetit, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.