Habisin ekspertët! Ja kur do ta njihni dashurinë e jetës…

Shumë prej jush ndoshta ju shqetëson çështja se kur ekzaktësisht do ta njihni dashurinë e jetës. A është i dashuri juaj aktual ai “i duhuri”, apo ju thjesht po shpenzoni kohë me të? Më poshtë zbuloni se kur thotë shkenca se ju do ta njihni dashurinë e jetës!

Matematicientja Hannah Fry shfaqi një studim që tregonte moshën ku shumica e njerëzve dashurohen. Në studimin e saj ajo shpjegoi se ka një teori matematikore, statistika dhe algoritme që përcaktojnë jetën tonë romantike. Sipas kësaj teorie, ne mund të dimë sa lidhje do të kemi përpara se të gjejmë “të duhurin”.

Matematika tregon se shanset për të gjetur dashurinë e vërtetë te njerëzit që njohim në 37% e parë të jetës romantike janë shumë të pakta. Le të themi që ju dëshironi të martoheni para moshës 40-vjeçare dhe nisni të dilni me dikë kur ju jeni 15 vjeç. Ka shumë pak mundësi që ky te jetë partneri ideal për ju, me të cilin dilni nga mosha 15 deri 27 vjeç. Ndërkohë, mes moshës 27 dhe 35 vjeç ka më shumë mundësi që ju të gjeni partnerin e duhur, më të mirë se këdo të mëparshëm. Kjo sepse ju mund të shikoni pas në 37% tuaj dhe të bëni krahasimet e nevojshme.

Kushdo me të cilin ju dilni para moshës 27-vjeçare do t’ju drejtojë për tek partneri perfekt. Eksperienca juaj në lidhje dhe në dashuri do t’ju ndihmojë të mësoni e të kuptoni se çfarë kërkoni nga partneri juaj. Pas disa romancave, në të 30-tat e hershme, ju do të jeni të matur mjaftueshëm për të zgjedhur partnerin ideal.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.