“Grupi ishte i vështirë”, Elseid Hysaj vjen në Shqipëri: Tani do shkoj edhe unë me pushime

miksnews.al

Sot kombëtarja shqiptare u rikthye në Shqipëri, pas përfundimit të aventurës së Euro 2024.

Sapo mbërriti në Rinas, gazetarët iu drejtuan mbrojtësit Elseid Hysaj, për ta pyetur për eksperiencën në kampionat, por ky i fundit nuk ka preferuar të ndalojë për gazetarët, por ka folur teksa ishte duke ecuar.

“Tani fillojmë pushimet.  Ishte një grup i vështirë, por shumë bukur. Falenderoj të gjithë tifozët. Do iki se kam edhe unë pushimet”, – dëgjohet të thotë anësori.

Hysaj është një nga më të kritikuarit, për paraqitjet e tij në kompeticionin më të rëndësishëm për Europën.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.