Gruaja piu helm pas dhunës nga bashkëshorti! 37-vjeçari i dehur e dërgon me makinë në spital, por shkakton aksident gjatë rrugës

Një 37 vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 37 vjeçari po dërgonte gruan e tij në spital, e cila kishte pirë helm pasi e kishte dhunuar fizikisht por gjatë rrugës pësuan aksident. Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila konsumoi një sasi lënde helmuese duke rrezikur jetën, 37 vjeçari në gjendje të dehur e transportoi me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Policia ka vënë menjëherë në pranga 37- vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e tij e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit B.R., 37 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.

Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.