“Gruaja e dhunuar në Kosovë nëna e dëshmorit të UÇK, reperi: Po ta rrahin se ka ngelur pa ty

Reperi i njohur Gold AG ka reaguar ashpër për ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Pejë, ku një infermiere dhunon një grua në shtëpinë e të moshuarve. Gruaja është nëna e dëshmorit të UÇK-së Taulant Nuraj.

Gold AG shkruan se nëna e dëshmorit po dhunohet sepse ka ngelur pa djalin e saj.

O Taulant Nuraj a na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty

Sipas policisë së Kosovës, sulmi ndaj të moshuarës ka ndodhur pesë ditë më parë. Deri më tani, Policia ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast pasi në pamjet e publikuara sot, përpos infermieres që e sulmon të moshuarën, ka edhe persona të tjerë që nuk veprojnë për të parandaluar sulmin.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.