Greqi/ Selaniku tronidtet nga tërmeti me magnitudë 5.2

Miks Albania

Dy tërmete në pak minuta janë regjistruar pasditen e sotme në shtetin grek. Lëkundjen janë ndjerë në qytetin e Halkidikit, pranë Selanikut në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës , bëhet fjalë për një lëkundje me magnitudë 5.2 ballë që ka ndodhur në orën 19:05.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 12 kilometra në jugperëndim të zonës detare të Nea Moudania, në Halkidiki, ndërsa thellësia ishte në vetëm 15.9 kilometra. Lëkundja kryesore deri tani u pasua nga dy tërmete të tjera më të vogla, të cilët u ndjenë edhe në disa zona të tjera pranë Selanikut.

Konkretisht, një lëkundje ka pasur në orën 19:07 me magnitudë 4.2 dhe një tjetër 2.8 në orën 19:12.

Deri tani nuk ka referime për dëme në njerëz apo në materiale.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.