Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Paskuqan 2, Kamëz.
Mësohet se dy persona ende të paidentifikuar nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen, pronarit të servisit, shtetasit Xh. Sh.
Në media raportohet se autorët kanë qenë të pajisur me kallashnikovë dhe janë larguar me një automjet tip “Smart” në drejtim të Durrësit.
Njoftimi i policisë:
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 01.04.2023, rreth orës 20:45, në rrugën “Demokracia”, Paskuqan 2, në një servis, dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen, pronarit të servisit, shtetasit Xh. Sh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.