Gonzato: BE mbështet ambicien për të përfunduar negociatat deri në 2027 

Miks Albania

Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, foli sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama për Progres raportin e Komisionit Europian lidhur me ecurinë e negociatave të Shqipërisë me BE-në. 

Silvio Gonzato tha se Komisioni Europian është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin e Shqiperise ne BE deri në fund të 2027. 

“Më lejoni të theksoj disa nga çështjet kyçe. Sa i përket raportit, raporti vlerëson përpjekjet e kënaqshme. Për shkak të mangësive të pa trajtuara në procesin zgjedhor… nevoja urgjente për të ndërtuar një dialog gjithëpërfshirës politik për të realizuar reformat. 

Raport thekson nevojën për të miratuar hartën gjyqësore. Korrupsioni shqetësim serioz. Puna e shkëlqyer nga SPAK ka dhënë rezultate konkrete. Është bërë progres në luftën kundër korrupsionit falë SPAK, hetime financiare dhe forcimin e luftës kundër pastrimit të parave. 

Komisioni është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027.Raporti 2024 ofron orientim të rëndësishëm, ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi. Raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme”,-tha Gonzato. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.