Goditën me thikë dy të mitur, arrestohen të rinjtë nga Divjaka

Dy të rinj nga Divjaka, 18 dhe 21 vjeç, janë arrestuar nga policia pasi kanë goditur me thikë dy të mitur. Dy të arrestuarit janë identifikuar si Klajdi Allko dhe Erjon Mekshi.

Një person tjetër, 17 vjeç, është proceduar penalisht si i përfshirë në ngjarje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Divjakë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi këta 3 shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të mitur. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.