Një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka nxjerrë në pah një tendencë befasuese: thuajse gjysma e të rinjve të moshës 16 deri në 21 vjeç thonë se do preferonin të jetonin në një botë pa internet. Studimi, i cili përfshiu 1,293 të rinj, thekson se brezi Z po përjeton një lodhje digjitale të thellë dhe gjithnjë e më të përhapur.
Sipas të dhënave:
46% e të anketuarve do preferonin të ishin rritur në një botë ku interneti nuk ekzistonte.
50% janë në favor të një “ndalese digjitale” që do kufizonte përdorimin e aplikacioneve pas orës 22:00.
Gati 70% pranojnë se ndihen më keq pas përdorimit të rrjeteve sociale.
68% besojnë se koha që kalojnë online ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor.
Këto gjetje vijnë në një kohë kur autoritetet po shqyrtojnë masa të reja rregulluese, përfshirë vendosjen e kufizimeve të orarit për aplikacionet. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kurthet digjitale kërkojnë ndërhyrje më të thella dhe strukturore për të garantuar platforma më të sigurta dhe më pak të dëmshme për të rinjtë.