Gjykata nuk pranon rekursin e Fredi Belerit për t’u betuar

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën e Belerit. Ky i fundit qëndron në qeli që prej 12 Majit të vitit të kaluar, kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash.

Disa javë më parë, Beleri u dënua nga Shkalla e Parë e GJKKO me 2 vite burgim, vendim të cilin ai e ka apeluar. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.