Gjykata i dha masën me burg, del fotoja e Fredi Belerit në seancë

Kjo është fotografia e Fredi Belerit, i cili u paraqit këtë të shtunë në gjykatën e Vlorës pas arrestimit të tij dy ditë më parë.

Kjo gjykatë ka marr masën e sigurisë “Arrest me burg” për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës.

Dosja i ka kaluar SPAK-ut, ndërkohë që Beleri ka kërkuar një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi vuan nga diabeti.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për korrupsion aktiv në zgjedhje. Arrestimi i tij erdhi 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.