GJKKO lë në fuqi masat për 19 të hetuarit e UBT, “detyrim paraqitje” për 5 të tjerë

Miks News

GJKKO ka lënë në fuqi masat për 19 të hetuarit e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ndërkohë për 5 të tjerë zbuti masat nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”, mësohet.

Prokuroria e Posaçme i kishte vënë nën përgjim dy zëvendësrektorët e UBT, Romina Koto dhe Ilir Kapaj, si dhe administratorin Edmond Tërthorja.

Për dy të parët prokuroria kishte kërkuar detyrim paraqitje kurse për administratorin, arrest në burg.

Pas zbardhjes së tabulateve të telefonatave, organi i posaçëm i akuzës arriti në konkluzionin se ata kishin bashkëpunuar për të paracaktuar fituesit e tenderave.

Bëhet fjalë në total për 9 tendera në vlerën e 90 mln lekë, procedura prokurimi të zvilluara në vitin 2022. Në këto kushte ata dyshohet se kanë kryer veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Kanë qenë tre shoqëri të cilat kanë përfituar nga kjo skemë, Krijon shpk, Zero Grup shpk dhe Malvina Visoka.

Ndërsa zyrtarët sipas SPAK, kanë fryrë faturat për shërbime të universitetit, ku përfshihen ndërtime laboratorësh.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.