Gjinekologu Shkëlqim Balili foli në lidhje me frikën që kanë gratë nga lindja.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai u shpreh se gratë duhet të lindin në mënyrë natyrale ndërsa shtoi se vendimin e lindjes me operacion duhet ta marrë vetëm mjeku, kur është e nevojshme.
Më tej ai theksoi se para se një grua të lind duhet të bëhet fillimisht sinteza e lindjes.
“Gjatë lindjes nuk ka dhimbje pa ndalim që të çon në çmendinë, lindja është një proces biologjik që ka dhimbje, tolerancë, mundësi e lumturi. Të gjitha gratë që kanë lindur vetë për mua janë heroina. Vendimin për lindjen me operacion e merr mjeku. Duhet të heqim dorë nga psikologjia e grave të cilat sapo ngelin shtatzënë, ju lind ideja në tru vetëm me operacion. Duhet të bëhet sinteza e lindjes para se të filloj lindja”- tha ai.