Gjeorgji-Shqipëri, zbulohen arbitrat e ndeshjes 

Pas humbjes me Çekinë, Kombëtarja shqiptare do të kërkojë të rikthehet te fitorja dhe të hënën ka një transfertë delikate ndaj Gjeorgjisë. 

Në Tbilisi do të luhet sfida e raundit të katërt në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e Silvinjos duan një lloj hakmarrje pas humbjes një muaj me parë nga gjeorgjianët në Tiranë. 

Një ndeshje e rëndësishme për të dy kombëtaret, me UEFA-n që ka vendosur t’ia besojë drejtësinë arbitrave holandezë. 

Gjyqtar kryesor do të jetë një emër i njohur si Danny Makkelie, ndërsa asistentë të tij në fushë do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries. Arbitër i katërt është zgjedhur Allard Lindhout. 

Në VAR, do të jenë dy holandezë të tjerë, Rob Dieperink dhe Erwin Blank. 

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.