Gjenerali amerikan Christopher Cavoli ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm SHBA-Karta e Adriatikut.
Në vizitën e tij në Tiranë, gjenerali Cavoli u prit nga e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn.
Në axhendë është parashikuar edhe një takim i tij me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.
“Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, po viziton Tiranën për të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut, si dhe për t’u takuar me udhëheqës shqiptarë, përfshirë Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti gjeneralin Cavoli në ambasadë, ku u takua me pjesëtarët e Detashmentit të Gardës së Marinsave të ambasadës për t’i falënderuar për shërbimin e tyre. Vizita përforcon aleancën dhe partneritetin e fortë mes vendeve tona në fushën e mbrojtjes, përfshirë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë që trajnohen krah për krah”,-shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane. https://www.facebook.com/share/p/gSjkWdGr2VKp2q5L/?mibextid=WC7FNe