Gjendet trupi i nënës 39-vjeçare që u mbyt me 3 fëmijët në Shkodër

Miks Albania

Është gjetur trupi i Alma Arrazit, 39-vjeçarja që u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Bunës.

Më herët janë gjetur edhe trupat e dy vajzave dhe djalit  që dyshohet se u mbyten bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi më datë 4 maj.

39-vjeçarja  dyshohet se hodhi fëmijët dhe më pas veten në lumë pas problemeve me bashkëshortin dhe depresionin.

Policia ka arrestuar bashkëshortin Erdgys Arrazi pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Çifti kishte probleme prej kohësh, ndërkohë që familjarët e Almës akuzojnë dhëndrin se kishte dhe një lidhje paralele.

Alma Arrazi u zhduk bashkë me tre fëmijët e saj me datë 4 maj pas një kafeje me kunatën duke i thënë se po shkonte në Durrës.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.