Gjendet pa shenja jete 40-vjeçari në Vlorë

Miks Albania

Një person, 41-vjeç është gjetur pa shenja jete në brendësi të shkollës “Industriale” në Vlorë.

Bëhet me dije se trupi i pajetë është gjetur nga disa fëmijë që luanin aty pasditeve. Ata menjëherë kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.

41-vjeçari vuante nga probleme shëndetësore.

“Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes”, thuhet në njoftim.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.