Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një makine mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në qytetin e Shkodrës.
Bëhet me dije se 50-vjeçari E.M, u gjet pa jetë brenda një automjeti në pronësu t një subjekti tregtar.
Dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Njoftimi:
Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në serdilen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
