Një person është gjetur i pajetë brenda një makinë të djegur në Llogara, në një rrugë dytësore të fshatit turistik.
Makina është shkrumbuar totalisht bashkë me personin, duke e bërë të vështirë identifikimi e tij.
Pritet të konfirmohet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale apo si rrjedhojë e djegies së makinës ka humbur jetën edhe ky shtetas.
