Gjendet i vdekur në banesë Admir Bejo/ I shpëtoi mrekullisht atentatit të tre muajve më parë

Admir Bejo u gjet ditën e sotme i vdekur nga familjarët e tij, në banesën ku jetonte, në qytetin e Kuçovës.

Bejo është një emër i njohur për policinë, jo vetëm për atentatin ndaj tij 3 muaj meë parë, të cilit i shpëtoi.

Ai ka qenë i skeduar, pasi në vitin 2007, ai së bashku me vëllain eyij,  Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Atentati ndaj këtyre të fundit u krye rreth orës 8:00 të mëngjesit, teksa dy vëllezërit ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.

Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Pas atentatit policia konfirmoi se një nga pistat e hetimit ishin konfliktet e vjetra për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej me shume se një viti me vëllain e Admir Bejos, Ilia Bejon.

Sa i përket atentatit ndaj 46-vjeçarit, ai rezultoi se ishte organizuar nga një fqinj i tij, për shka të një borxhi të vjetër mes të dyve.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.