Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se është gjetur pa shenja jete në banesë një 56-vjeçare. Kjo e fundit me iniciale A. V., dyshohet se është vetëvrarur në shtëpinë e saj për shkaqe që ende nuk dihen. Ndërkohë nga hetimet paraprake në trupin e të ndjerës nuk janë gjetur shenja dhune.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 11:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në banesë, është gjetur pa shenja jete, dyshohet e vetëvarur shtetasja A. V., 56 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së këtyre dy shtetasve.