Një 40-vjeçarë shqiptare është gjetur e vdekur në orët e para të mëngjesit në zonën Menidhi të Athinës.
Sipas mediave greke, trupi i shqiptares është gjetur në rrugë me një thikë në trup.
Pranë saj u gjet edhe çanta në të cilën duket se nuk mungonin sendet e saj dhe paratë, çka i bën autoritetet të besojnë se nuk ka qenë shkak grabitja.
Policia po heton për gjetjen e autorëve, teksa ka dyshime se partner ii saj mund të ketë kryer vrasjen. Viktima kishte denoncuar më herët në Polici një rast të dhunës në familje.