Një 76-vjeçare me origjinë shqiptare, është gjetur pasditen e djeshme, pa shenja jete, në ujërat e detit të Barit.
Identiteti i saj është konfirmuar nga hetuesit, pasi kanë nxjerrë trupin e gruas nga uji, në momentin që janë njoftuar nga kalimtarët.
Karabinierët dhe roja bregdetare kanë nxjerrë trupin e pajetë dhe me ndihmën e organeve të drejtësisë, po kryejnë hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, aksident apo sëmundje. Nuk përjashtohet edhe autopsia e trupit.
Gruaja quhej Quela Rukje dhe jetonte me mbesën, e cila kishte raportuar humbjen e saj në stacionin e policisë dje në mëngjes.