Flokë bionde, sy të çelur, e veshur me një xhaketë të zezë dhe një bluzë të bardhë. Ajo quhet Fedha dhe është gazetarja e parë e krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale.
Gazetarja ndryshe u prezantua nga Kuwait News. Fedha filloi me një klip ku prezantohej me shikuesit e saj të ardhshëm:
Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News.
Çfarë lloj lajmesh preferoni? Ne dëgjojmë mendimet tuaja.
Abdullah Boftain, Zëvendës Drejtor i Kuwait News shpjegoi se tani për tani Fedha do të përdoret për të lexuar lajmet në portalet Kuwait News.
Fedha është një emër i vjetër popullor kuvajtian që i referohet argjendit.
Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët me ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja. Fedha i përfaqëson të gjithë.
Për momentin, gazetarja virtuale do të lexojë vetëm lajmet, por nuk është e sigurt që në të ardhmen do të jetë në gjendje të menaxhojë programe më komplekse.
Videoja e prezantimit të Fedha-s, e cila zgjati 13 sekonda, ngjalli një lumë reagimesh në rrjetet sociale, madje edhe nga gazetarë prej mishi dhe gjaku.
https://twitter.com/KuwaitNews/status/1644792772212260867?s=20