Gara për drejtimin e BKH-së, përfundon vettingu për shtatë kandidatët

Procesi i vetting-ut për shtatë  kandidatët në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar.

Pasi iu nënshtruan një sërë testimeve logjike, fizike deri tek ai i poligrafit, tanimë vendimi është në duart e Komisionit të Posaçëm, i përbërë nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe dy prokurorët Arben Kraja e Behar Dibra.

Siç e kërkon ligji do të jenë pikërisht ata që do të përcaktojnë një nga emrat për ta dërguar në KLP. Ndërkaq, Këshilli do të bëjë emërimin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të hetimit për 5 vitet e ardhshme.

Për të drejtuar këtë institucion, në garë janë shtatë emra: jon Keta, Gledis Nano, Elton Kërluku, Andi Pogaçe, Artur Beu, Gentian Ndoi dhe Gentjan Shehaj.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.