Futet në banesë, por gjen hajdutët brenda. Dhunohet 52-vjeçari, ja çfarë ndodhi në Lezhë

Miks Albania

Një banesë në Lezhë është tentuar që të grabitet. Ngjarja ndodhi në fshatin Mërqi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se sot rreth 10:00, shtetasi me inicialet P.N., ka qenë me bagëti, kur ka gjetur në banesën e tij, 2 shtetas që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur. 

Personat në fjalë sapo e kanë parë pronarin e banesës, kanë tentuar të largohen, por gjatë largimit kanë goditur me grusht kryefamiljarin.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10:00, shtetasi P. N., 52 vjeç, ka njoftuar se kur është kthyer në banesën e tij, në fshatin Mërqi, pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur në banesën e tij, 2 shtetas që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur. Sapo kanë parë shtetasin P. N., 2 shtetasit kanë tentuar të largohen. Gjatë largimit kanë goditur me grusht, shtetasin P. N. dhe nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.