Fundjava sjell surpriza, temperaturat ulen me 6 gradë celsius

Miks Albania

Fundjava do të sjellë ulje të temperaturave e po ashtu edhe reshje shiu.

Sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” në një lidhje direkte me Klan News thotë se ulja e temperaturave me 5 apo 6 gradë Celsius do të nisë që pasditen e ditës së sotme për të vazhduar me ditën e shtunë, gjatë së cilës pritet të na shoqërojnë reshjet e shiut.

Dita e dielë do të sjellë një ndryshim të tablosë termike duke bërë që temperaturat të rriten me 2 gradë Celsius.

“Gjatë ditës së sotme pritet që maksimumet të ngjiten edhe në vlerën 26 apo 37 gradë Celsius. Ndryshe do të paraqitet situata përsa i përket kushteve të motit dhe temperaturave të ajrit gjatë fundjavës e kryesisht dita e shtunë është ajo e cila do të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta që në orët e para të mëngjesit duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut. Si fillim, reshjet do të jenë prezente në zonat veri-perëndimore dhe më pas gradualisht rreth orës 10 pothuajse përfshijnë të gjithë territorin shqiptar.

Në orët e mesditës në vendin tonë, pritet që në dita e shtunë të sjellë edhe rrebeshe shiu. Do të jenë reshje kalimtare pasi duke filluar orët e pasdites pritet një përmirësim i kushteve të motit duke filluar në zonat perëndimore, por reshjet mbeten prezente kryesisht në zonat lindore gjatë pasdites dhe mbrëmjes së ditës së shtunë.

Mëngjesi i ditës së dielë do të jetë nën ndikimin e këtyre vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të krijojnë mundësira për momente të pakëta me pika shiu në zonat të izoluara, për zonën perëndimore do të jenë orët e para të mëngjesit, ndërsa pjesa e dytë e ditës do t’i ketë këto reshje të pakëta dhe të izoluara në zonat lindore. Ultësira perëndimore do të jetë nën dominimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit priten që gjatë ditës së sotme të kenë një rënie të ndjeshme të tyre kryesisht gjatë orëve të mesditës pasi do të ketë një rënie me të paktën 5 apo 6 gradë Celsius, duke bërë që maksimumet të zbresin rreth vlerave 31 apo 32 gradë Celsius në ndonjë zonë të izoluar për qytetet e Ultësirës Perëndimore. Ndërsa në zonat bregdetare pritet që t’i kemi temperaturat e ajrit nga 28 deri në 30 gradë Celsius. Dita e dielë do të sjellë një përmirësim përsa i përket tablosë termike që do të kemi një rritje me 1,5 apo 2 gradë Celsius të temperaturave të ajrit”-tha Osmani.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.