Fundi i retrogradës së Mërkurit, 3 shenjat e Horoskopit që më në fund do tu marrë për mbarë

Sa herë që flasim për një rrjedhë retrograde të një planeti, tashmë e dini se rrethanat nuk janë më të favorshmet. Vonesat, keqkuptimet dhe shtyrjet janë ato që mbizotërojnë gjatë një kursi retrograd. Sidomos kur flasim për planetin retrogradë Mërkur.

Gjithsesi, të gjitha sa më sipër do të përmirësohen në periudhën e ardhshme pasi Mërkuri përfundon orbitën e tij retrograde në Virgjëreshë, deri më 15/09 dhe situatat ndryshojnë, duke prekur të gjitha shenjat.

Por çfarë do të thotë kjo për shenjat dhe cilat preken më shumë?

Virgjëresha

Periudha e mëparshme ishte mjaft kërkuese për ju Virgjëresha dhe situatat nuk ishin veçanërisht të favorshme për dëshirat tuaja. Megjithatë, gjithçka tregon se një periudhë konfuzioni dhe vuajtjeje i vjen fundi dhe ju mund të shijoni Hënën e Re, e cila tashmë ju ka vënë në humor për rinovim. Mos e humbisni këtë humor të mirë për të bërë ndryshime, për të bërë fillime të reja dhe për t’u fokusuar në pamjen tuaj ose çfarëdo që ju bën të ndiheni mirë. Nga data 15/09, kur Merkuri do të jetë rikthyer, është koha për të nxjerrë përfundime dhe për të marrë vendime që do t’ju çojnë në kapitullin tjetër të jetës suaj.

Peshorja

Për ju Peshoret, një periudhë introversioni, ngërçesh psikologjike ose rivlerësimi i prioriteteve dhe qëllimeve tuaja po i vjen dalëngadalë fundi. Mërkuri retrogradë ka të ngjarë të ketë sjellë ankth dhe stres intensiv në jetën tuaj të përditshme, veçanërisht kur ishte në shenjën e Virgjëreshës. Ndoshta ka pasur shqetësime për zhvillimet në jetën tuaj, ose ka dalë ndonjë lajm i pakëndshëm. Por jepini vetes pak më shumë kohë dhe do të shihni se si gjërat gradualisht do të fillojnë të shkojnë në një rrugë më të mirë. Por mjafton t’i shikoni gjërat me qetësi, të bëni korrigjimet e nevojshme dhe të mos nxitoni në përfundime.

Akrepi

Fjala ‘e papritur’ ndoshta përshkruan më së miri të kaluarën për ju, Akrepa. Pas pak ditësh kur Mërkuri do të jetë sërish në rrugën e duhur, do të mund t’u jepni fund keqkuptimeve të përditshmërisë dhe do t’ju gëzoni sërish, me njerëzit që doni. Qëllimet tuaja gjithashtu do të bëhen të qarta dhe do të keni një pamje më të qartë të rrugës suaj të karrierës. Mbështetja që keni kërkuar prej kohësh nga njerëzit përreth jush më në fund do të jetë më e dukshme dhe do t’ju mbulojë emocionalisht.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.