Deputeti i PD, Dashnor Sula në Kuvend ka dalë kundër projektligjit “Per tatimin mbi te ardhurat”.
Ai u shpreh se duhen taksuar oligarkët dhe bizneset e mëdha, teksa tha se nuk është dakord me mënyrën e taksimit në Shqipëri. Deputeti hodhi dhe akuza të forta duke thënë se nëse në Shqipëri nuk do të qarkullonin paratë e pista, ekonomia do të kishte falimentuar.
“Nuk jemi mirë. Mirë është për ju, për oligarkët. Padiskutim në këto 9 vite largimi i trurit ka qenë plaga më e madhe. Shqipërisë po i ikin profesionistët e mirë.
Me këtë ligj do tu merrni inxhierëve që kanë një pagë të mirë 24% të pagës. Në vend që atë 10% tja coni familjes do jua marr kjo qeveri. A ka llogjikë zonja ministre që fshatarët të paguajnë 8-9 taksa. Paguan fshatari taksë pastrimi. Ku pastrohet në fshat. Është e vëretët. Paguajnë taksë gjelbërimi nëpër fshatra. Paguajën taksë varrezash. Taksë trulli. Janë gjith ato taksa. Unë mendoj dhe gjykoj se mënyra e taksimit është jo e drejtë. Këtu është turp ta them po mos jenë paratë e pista kjo ekonomi ka falementuar. Ju nuk taksoni ata që merren me drogë, me kokainë që ndërtojnë në mes të Tiranës që kanë dhjetra dyqane e banesa. Po ju kapni bizneset e ndershme.
6 kompani i kanë burimet jo të dyshimta, po të padiskutushme nga të paligjshmëria. Atje shkoni ju mos i kërkoni një avokati para. Edhe ata të paguajnë por merrjani një herë oligarkëve dhe atyre të parave të pista” tha Sula në Kuvend.