Fruti i vjeshtës/ 4 raste kur nuk këshillohet të hani shegë

Miks Albania

Shegët kanë shumë përfitime, por, në disa raste, nuk këshillohet të konsumoni shegë:

– Në rast se vuani nga tensioni i ulët i gjakut: Lëngu i shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut dhe kështu mund të rritet rreziku tek personat që zakonisht kanë tension të ulët.

– Në rast se keni alergji ndaj bimëve: Duhet treguar kujdes, pasi një pjesë e personave që kanë alergji ndaj bimëve, janë alergjikë edhe ndaj shegëve

– Në rast se do të kryeni një ndërhyrje kirurgjikale: Siç e thamë më sipër, shegët ndikojnë tek tensioni i gjakut. Kjo gjë mund të ketë pasoja negative tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit. Kështu mos hani shegë të paktën 2 javë para një ndërhyrjeje të planifikuar.

 Kur keni probleme me tretjen: Konsumimi i tepërt i shegëve mund të shkaktojë shumë çrregullime, të tilla si të përziera, të vjella, dhimbje barku dhe diarre tek disa njerëz.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.